LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re “zhduk” coronavirusin, rikthehet normalitetit në këtë vend – nuk ka raste të reja me COVID-19

Zelanda e Re “zhduk” coronavirusin, rikthehet normalitetit në këtë vend – nuk ka raste të reja me COVID-19

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar sot se me sukses është ndaluar përhapja e coronavirusit në vendin e saj, duke pretenduar se virusi aktualisht “është zhdukur”, raporton BBC.

Ajo këto komente i bëri pasi në këtë vend nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund, transmeton Telegrafi.


Ky lajm është bërë publik vetëm pak orë pasi që Zelanda e Re do të shfuqizojë masat më të rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Nga e premtja, kanë rifilluar punën disa biznese edhe pse nga qytetarët do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të shmanget kontakti social. Në Zelandën e Re deri më tani janë konfirmuar 1.500 raste të prekurve me coronavirus, si dhe 19 tjerë të vdekur.

“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po e hapin jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar Ardern.

Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se Zelanda e Re në fakt e ka zhdukur coronavirusit, megjithatë kjo nuk do të thotë sipas saj se nuk do të ketë raste të reja, por që sipas gjitha gjasave do të jetë numër i vogël dhe lehtë i menaxhueshëm.

Kryeministrja Ardern pranoi se do të kishin nga njëmijë raste me COVID-19 në ditë, po të mos kishin reaguar në kohë duke aplikuar masa të rrepta mbrojtëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori