LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re i thotë lamtumirë karantinimit të rreptë, rreth 400 mijë qytetarë rikthehen në punë

Zelanda e Re i thotë lamtumirë karantinimit të rreptë, rreth 400 mijë qytetarë rikthehen në punë

Rreth 400 mijë banorë të Zelandës së Re janë kthyer herët në punë, pasi që kryeministrja Jacinda Ardern ka ulur nivelin e rrezikshmërisë në këtë vend duke zbutur një nga masat më të rrepta të kufizimit të lëvizjes, për shkak të cilave kompanitë më të mëdha nuk kanë mundur të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Siç raporton CNN, Ardern ka thënë se masat e rrepta janë shpaguar, por se kalimi në nivelin e tretë të karantinimit sipas saj nuk do të thotë “largimi i distancës sociale”, transmeton Telegrafi.


“Akoma duhet të qëndrojmë në shtëpitë tona, kushdo që mundet, do të duhej të punonte apo të shkollohej nga shtëpia. Shmangni udhëtimet që nuk janë patjetër të nevojshme”, ka porositur Jacinda qytetarët.

Niveli i tretë nënkupton edhe hapja e shkollave, ku qytetarët mund sërish të blenë ushqim të shpejtë, të kenë qasje në aktivitete të ndryshme rekreative, lejohet mbajtja e ceremonisë martesore por edhe mortore, por në to nuk guxojnë të mblidhen më shumë se dhjetëra persona.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, para McDonalds në Oakland dhe Wellington nga orët e hershme po qëndrojnë kolona të gjata të veturave që po presin.

Qeveria e Zelandës së Re po synon rifillimin e ekonomisë së vendit që varet ekskluzivisht nga turizmi dhe të bërit biznes, në anën tjetër zgjedhjet janë duke u ofruar – pasi planifikohen të mbahen shtator.

Kujtojmë që pesë milionë banorë të Zelandës së Re kishin aplikuar masat më të rrepta të karantinimit, që kanë rezultuar me 1.472 të infektuar edhe 19 të vdekur nga COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Kalo në kategori