LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re me masa të reja bllokimi në qytetin e Auckland – banorët do t’i nënshtrohen mbylljes për 12 ditë

Zelanda e Re me masa të reja bllokimi në qytetin e Auckland – banorët do t’i nënshtrohen mbylljes për 12 ditë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e ka vendosur qytetin e Auckland në bllokim 12 ditor, pas rritjes së rasteve me coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në vend ekzistojnë katër “nivele alarmi” me këtë rast zona e Auckland ka qenë në nivelin e tretë që nga e mërkura.


Ndërkohë, pjesa tjetër e Zelandës së Re gjendet në nivelin e dytë për sa i përket masave të bllokimit, për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Rastet e reja në ishullin e Paqësorit vijnë pasi vendi nuk kishte raportuar raste të reja përreth 100 ditë.

Qyteti më i madh i Zelandës së Re, Auckland, me një popullsi prej 1.5 milion, është duke e hetuar ende ringjalljen e rasteve.

Në përputhje me masat e reja, qyteti do të mbyll të gjitha bibiliotekat; muzetë, kinematë, restorantet që ofrojnë shërbimet në dyqane të mëdha, si dhe parqet e lojërave.

Njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia në raste të mundshme, ndërsa fëmijët duhet të mësojnë nga shtëpia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori