Zekirija Ramadani futet në mesin e trajnerëve më të trofeshëm në Kosovë - Afrim Tovërlani i prinë listës prej 12 më të mirëve

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka hyrë në mesin e trajnerëve më të trofeshëm në Kosovës pasi titullit të fituar me ekipin nga Drenasi, ndërsa listës i prinë Afrim Tovërlani.
Zekirija Ramdani është futur në mesin e trajnerëve më të suksesshëm në vend me të fituar trofeun e dytë në Superligën e Kosovës në vikendin që lëmë pas, shkruan Gazetasheshi.com.
Tekniku shkupjan ka triumfuar në dy kampionate, njësoj sikurse edhe homologët e tij paraprak, Genc Hoxha, Gani Sejdiu, Ajet Shosholli e Jusuf Tortoshi.
Vetëm Afrim Tovërlani mund ti superojë këta ‘mjeshtër’, pasi trajneri prishtinas ka fituar plot katër tituj kampioni.
Me nga një tituj kampioni qëndrojnë Ismet Munishi, Fadil Ademi, Valdet Shoshi, Ramadan Cimili, Bylbyl Sokoli e Bekim Isufi.
Afrim Tovërlani

































































