Zekiri: Nuk është e vërtetë që mësimi online zhvillohet në të gjitha shkollat
Nuk është e vërtetë se mësimi online po zhvillohet në të gjitha shkollat. Në shkollën fillore “Ismail Qemali”, klasat e ciklit të lartë nuk e zhvillojnë mësimin nga distanca. Kështu deklarohet Muhamed Zekiri, vajza e të cilit është nxënëse e kësaj shkolle. Ai shton se gjithçka që ata bëjnë është angazhimi që nxënësit t’i kryejnë detyrat në shtëpi, mirëpo ai thotë se nuk mund fëmijët të angazhohen me detyra për të cilat nuk u është shpjeguar paraprakisht për temat e caktuara.
Zekiri madje thotë se “Ismail Qemali” nuk është shkolla e vetme e cila mban mësim online, por ka prind që i kanë treguar se edhe në disa shkolla të komunës së Karposhit dhe të Komunës e Qendër nuk zhvillohet mësimi nga distanca.
“Vajza ime është në klasën e tetë dhe deri tash asnjë orë online nuk e kanë zhvilluar, nxënësit e kësaj klase…Pastaj kishte prind që mu paraqitën dhe u pajtuan me mua dhe thanë se në klasat e ulëta nga klasa e parë deri në të katërt, ka raste edhe ku zhvillohet mësimi online. Këtu nuk fajësoj arsimtarët, por i replikoj ministrit të arsimit Arbër Ademit, i cili doli dhe tha se çdo kund në shkolla në vendin tonë është duke u zhvilluar pa pengesë mësimi online. Apsolutisht nuk është mësim online, nëse fëmijëve u dërgohen detyrat përmes rrjeteve sociale, përmes viberit, përmes facebook-ut, ose përmes emaili-it dhe ata ti bëjnë detyrat në shtëpi dhe të ua kthejnë arsimtarëve”, tha Zekiri për TV Shenja.
Zekiri tha se është shqetësuese që në klasën e vajzës së saj nga 30 nxënësit në klasë, 11 prej tyre nuk kanë pajisje IT për të ndjekë mësimin.
Ndërkaq, nga shkolla në fjalë reagojnë duke thënë se ajo çfarë thotë Zekiri, se në këtë shkollë nxënësit nuk mbajnë orë online, janë lajmë të rrejshme. Ata akuzojnë se Muhamed Zekiri këtë e bënë për qëllime politike./Shenja/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre