LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Ka një grup kriminelësh në DSK, në vend që t’i largojnë ato do t’i punësojnë në administratë

Zekiri: Ka një grup kriminelësh në DSK, në vend që t’i largojnë ato do t’i punësojnë në administratë

Reformat në shërbimet sekrete duhet të jenë thelbësore, tha deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili së bashku me deputetët Frosina Remenski kanë dorëzuar mbi 30 amendamente për propozim ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare, të cilat nuk u pranuar nga ministri, Oliver Spasovski.

Sipas Zekirit, disa nga ndryshimet nuk u pranuan për shkak të dallimeve konceptuale midis deputetëve dhe ministrave, të cilët janë nga e njëjta parti në pushtet dhe pjesërisht për shkak të marrëveshjes tashmë të arritur midis qeverisë dhe partisë opozitare OBRM-PDUKM.


Pas kërkesës së OBRM-PDUKM-së, tha Zekiri, është dakorduar që partitë politike të marrin pjesë në përzgjedhjen e personave nga DSK që do të jenë të punësuar në Agjenci. Deputeti tha se kjo mund të ndikojë në partizimin e institucionit.

“Kjo nuk është e logjikshme. DSK ka rreth 800 të punësuar, ndërsa pas transformimit në Agjenci do të ngelin rreth 300. Do të përzgjedhin të punësuarit pa kritere dhe të cilët nuk i përmbushin kushtet. Ka një grup kriminelësh në DSK nga koha e OBRM-PDUKM-së, si Ninxha dhe kompania, në vend që t’i largojnë, do tu gjejnë vend atyre në administratë”, tha Zekiri.

Për këtë temë u pajtua edhe Remenski, e cila në rrjetin social Facebook shkruan se suksesi i reformave nuk është në guximin, por në përgjegjësinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori