LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Specialja nis akuzat në fund të korrikut, PDK do të marrë goditjen e parë

Zeka: Specialja nis akuzat në fund të korrikut, PDK do të marrë goditjen e parë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale do të bëhen në fund të muajit korrik.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se goditjen e parë nga Specialja do ta marrë PDK-ja.


“Presidenti Thaçi është cak i sigurte, po krejt kjo varet nga renditja e zinxhirit komandues”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë:

Aktakuzat e para te Speciales, ne funde te korrikut

Gjykata nuk është as raciste, as kundër UÇK-se

Gjykata Speciale, sipas te gjitha gjasave, do te ngrite te paktën katër aktakuzat e para, ne funde te korrikut, dhe ne fillim te gushtit te këtij viti.

Ne goditjen e pare, PDK do te pësojë e para, mirëpo edhe partitë e tjera do te jene ne shënjestër. Presidenti Thaçi është cak i sigurte, po krejt kjo varet nga renditja e zinxhirit komandues.

Krerët e larte te ShIK ut do te përfundojnë ne Hage, për t’u lëshuar radhën akuzave te tjera, qe do te kapin krerë te larte jo vetëm te PDK- se, po edhe te AAK-se, NISM-ës, VV e LDK-se.

Tani qe po tregohet etja e madhe për pushtet, edhe krerët e VV-se janë pajtuar me veprimet e kësaj Gjykate, e bashke me te, edhe me demarkacionin, dialogun me Beogradin, si dhe Bashkësinë e Komunave Serbe. Fakti qe kjo parti “revolucionare”, “patriotike”, e për “bashkim kombëtar” i beri thirrje LDK se për koalicion, flet për gjithçka.

Arsyetimi për Gjykatën është i thjeshte: “Ata e kane bere, ne s’ mundemi ta refuzojmë”!

Mjafton qe zedhenesi i VV se, Tome Gashi, te dali neper media e ta quaje “raciste” e “anti UÇK” këtë Gjykate.

Nese Tomes i dhimbsen komandantet e UÇK se pse shkojnë ne Hage, edhe Donalt Trampi “ka qajtur” kur dronat e ushtrise kane vra komandante te ISS-it, apo Obama “po qante” kur u vra Bin Ladeni!!! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori