LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Pakoja Emergjente duhet të vazhdoj edhe pas muajit maj

Zeka: Pakoja Emergjente duhet të vazhdoj edhe pas muajit maj

Nga sot do të fillojë faza e dytë e lehtësimeve, ku parashihet të rihapen floktarët dhe sallonet e bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbërta, restorantet dhe kafenetë me sistemin e sportelit, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Qytetarët do të vazhdojnë të dalin dy herë në ditë, nga 2 orë, sipas shifrës së parafundit në numrin e kartës së identitetit.


Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se është lajm i mirë që po fillon hapja e bizneseve në Kosovë.

Sipas tij me fillimin e fazës së dytë bizneset duhet tu përmbahen rregullave dhe duhet t’i marrin masat sipas rekomandimeve të institucioneve të Kosovës.

“Bizneset duhet të kenë parasysh se edhe vete qytetarët e Kosovës kanë pasur mungesë të financave. Ne kemi kërkuar që qeveria të jetë më gjeneroze. Sot bizneset ballafaqohen me likuiditet”, tha ai për RTK.

Zeka vlerësoi se Pakoja Emergjente qeverisë së Kosovës duhet të vazhdojë edhe pas muajit maj.

Sipas tij ekonomia e Kosovës është goditur prej 40 për qind deri në 50 për qind.

“Humbjet ditore janë prej 8 deri në 10 milionë euro për ekonominë e Kosovës”, theksoi ai.