LAJMI I FUNDIT:

Zeka nga OEAK: Qeveria e re vështirë se do ta merr për bazë pakon e rimëkëmbjes ekonomike të prezantuar nga ministri Bislimi

Zeka nga OEAK: Qeveria e re vështirë se do ta merr për bazë pakon e rimëkëmbjes ekonomike të prezantuar nga ministri Bislimi

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka folur për pakon e rimëkëmbjes ekonomike të prezantuar dje nga ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi.

Zeka në RTV Dukagjini thotë se ka qenë i nevojshëm draftimi i një programi për rimëkëmbje ekonomike.


Ai thotë se situata politike e vë në pikëpyetje zbatimin e kësaj pakoje, por sipas tij qeveria e re duhet ta merrte këtë dokument si pikënisje të një pakoje të rimëkëmbjes.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se ata kanë propozuar që qeveria të ofrojë edhe grante për kompanitë që janë në vështirësi në mënyrë që sipas tij efekti në rritjen ekonomike të vendit të ishte më i madh.

Zeka thotë se pakoja e rimëkëmbjes ekonomike tashmë ka dalë në diskutim publik por sipas tij ky ndoshta është diskutim ndoshta i panevojshëm pasi po krijohet konfuzion se si do të veprojë qeveria e re.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se megjithatë duke u bazuar në praktikat e së kaluarës, qeveria e re vështirë se do të merr për bazë pakon e rimëkëmbjes ekonomike të propozuar nga Ministri e Financave në detyrë./Telegrafi/