LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nëse nuk punon Haradinaj, atëherë e rrëzojmë

Zeka: Nëse nuk punon Haradinaj, atëherë e rrëzojmë

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se ai do të punojë vet për ta rrëzuar kryeministrin e ri, nëse Ramush Haradinaj nuk punon ashtu siç duhet.

“Megjithatë, Haradinaj me shumë sukses besoj se do ta përfundojë punën ashtu siç duhet. Nëse nuk e bën, e rrëzojmë”, pohoi Zeka. “Lista Serbe nuk do të krijojë asnjë problem, pasi këtu janë ndërmjetësues SHBA-të dhe Brukseli”.


Zeka ka komentuar edhe vendimin e parë të Haradinajt për shkarkimin e komisionit shtetëror të udhëhequr nga Murat Meha dhe emërimin e profesorit Shpejtim Bulliqin.

“Unë e kam mbrojtur Murat Mehën dhe vazhdojë ta mbroj. Unë kam mendim krejtësisht të kundërt për demarkacionin, krahasuar me kryeministrin Haradinaj”, ka shtuar ai.