LAJMI I FUNDIT:

Zeka: 15 deputetë të LAA-së do ta mbështesin Haradinajn; Deda: Zeka po spekulon

Zeka: 15 deputetë të LAA-së do ta mbështesin Haradinajn; Deda: Zeka po spekulon

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka votat e nevojshme për ta bërë qeverinë e re të vendit.

“Ramush Haradinaj, në bazë të informacionit unë që e kam, i ka votat, i ka numrat”, ka thënë Zeka në RTV Dukagjini.

Sipas tij, PAN, që do t’i ketë 39 deputetë në Kuvendin e ri, duke llogaritur në votat e 15 deputetëve nga partitë e tjera për formimin e qeverisë së re.

“Katër deputetë të Behgjet Pacollit; plus dy Mimoza Kusari dhe Ilir Deda, a po bëjnë gjashtë; edhe nja 10 i merr prej LDK-së dhe bëhet Qeveria”, është shprehur ai.

Deda, në një prononcim për arbresh.info ka thënë se deklaratat e Milaim Zekës se dy deputetë të kësaj partie do ta votojnë Ramush Haradinaj për kryeministër janë spekulime.

“Qëndrimet e Alternativës janë të njohura dhe janë publike. Spekulimet e ndryshme nuk i komentojmë, sidomos këto nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, ka thënë Deda.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori