LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti thotë se nuk qëndron arsyetimi se nuk mund të shkohet në zgjedhje për shkak të pandemisë

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti thotë se nuk qëndron arsyetimi se nuk mund të shkohet në zgjedhje për shkak të pandemisë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk qëndron arsyetimi se për shkak të pandemisë nuk mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Kryeziu ka thënë se masat po lirohen gradualisht dhe se vetëdija dhe përvoja e organizimit të veprimtarive të ndryshme në kohë pandemie po rritet, transmeton Telegrafi.


“Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga rasti i parë i konfirmuar me COVID-19, dhe saktësisht dy muaj që nga mocioni i mosbesimit. Që atëherë kemi 1,032 raste të regjistruara me virus prej të cilëve 75% tashmë janë të shëruara. Dje është shënuar dita e parë që nga 13 marsi që nuk kemi asnjë të infektuar. Vetëdija dhe përvoja e organizimit të veprimtarive të ndryshme në kohë pandemie po rritet, derisa masat po lirohen gradualisht”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeziu ka pohuar “organizimi i zgjedhjeve është dëshmuar të jetë praktikisht i mundshëm edhe në këto rrethana për aq kohë sa merren masat sanitare të duhura, siç është përshkruar nga një video dje”.

“Vullneti i qytetarëve për zgjedhje haptazi ekziston dhe neni 82.2 i Kushtetutës i parasheh ato. Andaj deputetët le të mblidhen në kuvend për ta shpërndarë atë vetëm për tu mbledhur prapë pas zgjedhjeve 2020. Vullneti i qytetarëve nuk mund të mbahet peng i interesave të disa deputetëve, vullneti i të cilëve është peng i kryetarëve të partive të tyre në radhë të parë”, është shprehur ai.

Më tej, Kryeziu ka thënë se duhet shkuar në zgjedhje, siç ka thënë ai për t’u çliruar të gjithë.

“Le të shkojmë në zgjedhje për tu çliruar të gjithë, dhe le të fillojmë me zgjedhjet lokale të parakohshme në Podujevë.
Shembuj që mund të ndiqen si në parim po ashtu edhe në praktikë të organizimit të zgjedhjeve kemi mjaftueshëm;
– Zgjedhjet Presidenciale në Islandë me 27 qershor
– Zgjedhjet Lokale në Francë me 28 qershor
– Zgjedhjet Rajonale në Spanjë me 12 korrik
– Zgjedhjet Nacionale në Kroaci me 17 korrik”.

Kryeziu në fund ka shkruar se zgjedhjet janë parim i demokracisë dhe burim i legjitimitetit.

“Duart e ngritura të kuvendarëve le të ballafaqohen me votat e qytetarëve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori