LAJMI I FUNDIT:

Zbutet inflacioni në dhjetor në Shqipëri

Zbutet inflacioni në dhjetor në Shqipëri

Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, inflacioni ka vijuar të tregojnë tendenca të lehta në rritje, duke u ngjitur pranë 4 për qind, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave.

Kujtojmë se përgjatë vitit 2023, trajektorja rënëse e inflacionit ka nisur që prej muajit mars, kur zbriti pranë 5.3 për qind, pas një serie të gjatë muajsh në rritje për të ardhur në muajin tetor ku norma e inflacionit ishte edhe më e ulta për vitin 2023.


Në tetor norma e inflacionit arriti në 3.8 për qind, por gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2023 tendenca ishte në rritje. Në harkun kohor të një viti duket se çmimet po normaliohen pasi po të rikujtojmë normën e inflacionin në muajin dhjetor të vitit 2022, ky ndryshim ishte 7.4%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2023, krahasuar me Nëntor 2023 është 0.5%.

Përgjatë të gjithë vitit 2023, norma mesatare e inflacionit fiksohet pranë 4.8%, nga 6.7% që ishte gjatë vitit pararendës. Megjithëse në rënie, duket se inflacioni në vendin tonë po zbutet më ngadalë se në vendet e Europës duke kaluar mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Kontributin kryesor në rritjen e çmimeve përgjatë dhjetorit e kanë dhënë “ushqimet dhe pijet joalkoolike”, me 2.38 pikë përqindje, ndjekur nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, me 0.51 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.34 pikë përqindje, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.21 pikë përqindje, ndërsa grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.20 pikë përqindje. Nga të dhënat duket se vetëm çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar negativisht me 0.21 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6.7%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 5.4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.3%. Po ashtu grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rrit me 3.4%, “Veshje dhe këpucë” me 3.0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.6%, “Shërbimi arsimor” me 2.3%, “Shëndeti” me 1.2% dhe “Komunikimi” me 0.3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3.3%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20.8%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 10.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 6.7%, “mish” me 5.5%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 2.7%, “peshk” me 2.4%, etj.

Nga analiza e detajuar e shifrave ndërkohë, rezulton se në dhjetor të vitit 2023, grupi “Argëtim dhe Kulturë” dhe grupi “Shëndetësi” kanë regjistruar nivel më të lartë çmimesh se një vit më parë. Në dhjetor të vitit 2022 çmimet për grupin “Argëtim dhe Kulturë” rriteshin me 1.3%, ndërsa në dhjetor të vitit 2023 norma e inflacionit për këtë grup regjistrohet në 5.4%. Sa i përket shëndetësisë, në dhjetor të vitit 2022 çmimet rriteshin me 1.1%, ndërsa në dhjetor të vitit 2023 norma e inflacionit për këtë grup regjistrohet në 1.2%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori