Kur rritemi, ne zgjedhim partnerin e jetës dhe krijojmë çiftin tonë të bashkëjetesës. Por a mund të jenë të gjithë çiftet të njëjtë?
Sociologu Jean Kellerhals na zbulon disa profile të ndryshme marrëdhëniesh në lidhjet e dashurisë.
ÇIFTI FORTESË
Prioritetet: Bashkëjetuesit janë bashkuar në të mirë e në të keq, me idenë për t’u pleqëruar bashkë. Ata aspirojnë të bëjnë gjithçka me të njëjtat shije, me të njëjtat preferenca dhe opinione. Individualiteti i tyre formohet nën përemrin “Ne”. Së bashku veprojnë për arritjet profesionale të bashkëshortit (shpesh gruaja nuk punon dhe merret me rritjen e fëmijëve).
Rolet: Çifti fortesë përpiqet të reduktojë motivet që sjellin keqkuptime. Femra merr përsipër përgjegjësitë familjare shtëpiake, ndërsa burri siguron të ardhurat ekonomike. Ata i marrin vendimet së bashku.
Raporti me botën sociale: Femra përqendrohet tek gjërat e brendshme: butësia, mbështetja, siguria. Burri është i ngarkuar me rolin e “ambasadorit”, me marrëdhëniet jashtë shtëpisë dhe integrimin social.
Avantazhet dhe disavantazhet: Ata jetojnë në harmoni dhe përpiqen t’i shmangin grindjet.
ÇIFTI PËRKËDHELËS
Prioritetet: Objektivi i tyre kryesor është të dhurojnë butësi, mbështetje ndaj vështirësive të jetës dhe pasigurive. Ky çift ndërton së bashku një “fole intime”, prej së cilës mbrohet nga irritimi i botës jashtë.
Rolet: Ndarja e detyrave bëhet në mënyrë të barabartë. Më shumë se femrat, meshkujt struken në “fole” dhe me ritualet familjare për të kompensuar frustrimet e streset e përditshmërisë.
Raporti me botën sociale: Ata karakterizohen nga një mbyllje në vetvete. Sepse përkëdhelësit nuk ndihen mirë me komunitetin që i rrethon.
Avantazhet dhe disavantazhet: Përkëdhelësit janë duarbosh para vështirësive materiale. Forca e tyre është solidariteti. Nëse jeta nuk tregohet shumë e ashpër për ta, jeta e tyre do të jetë shumë e bukur.
ÇIFTI PARALEL
Prioritetet: Secili i kushton vëmendje interesave të tij në varësi të gjendjes shpirtërore. Gjithsesi, ky çift qëndron së bashku, sepse nuk kanë zgjedhje tjetër më të mirë.
Rolet: Femra kujdeset për rregullin dhe shtëpinë. Burri pret nga ajo mbështetje logjistike për aktivitetet e tij të jashtme. Nevoja për njëri-tjetrin nuk është aspak sentimentale.
Raporti me botën sociale: Marrëdhëniet e çiftit me botën jashtë janë thuajse të pamundura. Ata jetojnë të izoluar, duke injoruar kë kanë përreth dhe janë pasivë ndaj prindërve e të afërmve.
Avantazhet dhe disavantazhet: Secili nga ata e di mirë ç’duhet të bëjë: rregullat janë të ashpra dhe të pandryshueshme. Kjo marrëdhënie ka rregulla, pa ndjenja dashurie, por që mund të funksionojë një jetë të tërë.
ÇIFTI PËRKRAHËS
Prioritetet: Marrëdhënia është simbiotike, ka gatishmëri dhe nuk ka sekrete. Ajo që e diferencon çiftin “përkrahës” nga i “hekurti” dhe “përkëdhelësi” është pjesëmarrja e rëndësishme e të dy partnerëve në jetën e jashtme sociale.
Rolet: Për familjen apo komunitetin, çifti “përkrahës”, është i gatshëm të bëjë sakrifica, duke ndërprerë karrierën për të mirën e partnerit tjetër, rritjen e fëmijëve etj.
Raporti me botën sociale: Çifti “përkrahës” është shumë i hapur ndaj botës dhe të tjerëve. Partnerët janë të vëmendshëm për të kontribuar në mirëqenien dhe të ardhmen e të afërmve dhe grupeve të cilëve u përkasin.
Avantazhet dhe disavantazhet: Kemi të bëjmë me çifte që shqetësohen për njëri-tjetrin, janë të kujdesshëm për realizimet e të dy palëve dhe janë të kënaqur për jetën e përbashkët. Ka mundësi shumë të pakta për ndarje.
ÇIFTI SHOQËRUES
Prioritetet: Ajo që i lidh këto çifte, në mënyrë paradoksale, është autonomia që vërtetë e dëshirojnë. Vetësakrificën dhe jetën nën tutelën e partnerit e vlerësojnë si një dështim për veten, por edhe për marrëdhënien.
Rolet: Ata refuzojnë ta organizojnë jetën në varësi të gjinisë dhe duan të jenë të barabartë, shkruan revista Psikologji. Komunikimi është i domosdoshëm për të vlerësuar emocionet, interesat e secilit.
Raporti me botën sociale: Ky çift nuk e toleron rutinën, mërzitjen dhe shqetësimet. Ata kanë mundësitë ekonomike, kulturore dhe dëshirën për një jetë urbane dhe një profesion gjithnjë e më shumë në zhvillim.
Avantazhet dhe disavantazhet: Avantazhi më i madh i kësaj formule është se lejon kënaqësinë e jetës në çift dhe mundësinë e realizimit personal. Nëse partnerët nuk bëjnë sakrifica, është më e thjeshtë që të vendosin të ndahen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Një zyrë në oborr: Vendi i ri më i dëshirueshëm për të punuar nga shtëpia!
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë