LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vrima e zezë e cila mund të thithë gjithë sistemin tonë diellor

Zbulohet vrima e zezë e cila mund të thithë gjithë sistemin tonë diellor

Kërkuesit amerikanë zbuluan vrimën më të madhe të zezë të Universit të zbuluar deri më tani. Ajo gjendet në një distancë prej 50 milionë vitesh drite nga Toka dhe është aq e madhe sa mund të thithë gjithë sistemin tone diellor, si dhe ka një mase sa 6.8 miliardë Diej.

Horizonti i saj i veprimit, limit nga i cili asgjë, madje as drita, nuk mund të shpëtojë nga tërheqja e saj gravitacionale, është katër herë më e madhe se orbita e planetit Neptun.

Vrima e zezë e zbuluar ne galaktikën M87, me e madhja dhe më e largëta galaktikë, është dy herë më e madhe se sa vlerësonin kërkuesit amerikanë. Por, nuk përjashtohet që në vitet në vijim të zbulohen vrima të zeza edhe më të medha, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail, raporton Ikub.al.

Astronomët kanë përshtatur një teleskop të posaçëm, të quajtur Frederick C. Gillet Gemini të cilin e kanë vendosur në maje të vullkanit të fjetur Mauna Kea të Hauajit.

Dijetarët besojnë se vrima e zezë gjigante është formuar nga bashkimi i qindra vrimave të zeza më të vogla. Krahasimisht, vrima e zezë e zbuluar në qendër të galaktikës sonë është 1.000 herë më e vogël.

Astronomi Karl Gebhardt i Universitetit të Teksasit pohoi se kjo "mund të thithë gjithë sistemin tonë diellor". /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte

Evropa
Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Evropa
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori