LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Fier, arrestohen tre persona

Zbulohet vila trekatëshe me kanabis në Fier, arrestohen tre persona

Policia e Fierit ka zbuluar një banesë trekatëshe ku kultivohej kanabis me anë të llambave dhe ka arritur të arrestojë tre persona.

Reklama

Mes të arrestuarve janë pronari i vilës 3-katëshe, shtetasi E.M. alias Xh. G., 44 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, i cili kishte përshtatur pesë dhomat e njërit kat për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në burg përfunduan edhe faturisti dhe elektricisti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, respektivisht shtetasit K.G., 40 vjeç, dhe B.F., 47 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo që u gjetën brenda ambienteve të përshtatura me llamba, dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në pesë ambientet e banesës.

Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës trekatëshe në ambientet e së cilës ishin kultivuar bimët narkotike.

“Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon dhe hetimi pasuror ndaj pronarit të vilës, shtetasit E. M”, njofton policia. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Siguri
Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Politikë
Tensionet në veri, Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët në Kosovë

Tensionet në veri, Vuçiq paralajmëron bisedime me serbët në Kosovë

Lajme
Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Dukagjini
Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

Lajme
Kalo në kategori