LAJMI I FUNDIT:

​Zbulohet unaza e arit 18 karat nga viti 1834

​Zbulohet unaza e arit 18 karat nga viti 1834

Një zbulues amator i metaleve që zbuloi një unazë ari nga viti 1834 planifikon ta ribashkojë atë me pasardhësit e pronarit.

Unaza 18 karatësh mban emrin Elizabeth Honywood dhe datën e saj të vdekjes më datën 29 shtator 1834.


Besohet se unaza është bërë nga burri i saj, Thomas Honywood, i cili bleu unazën pas vdekjes së gruas së tij të dashur.

Unaza emocionuese u gjet nga Geoff Smith, 51-vjeç, në plazhin Lancing. Ai ka përdorur detektorin e tij metalik si hobi që nga viti 2015 dhe thotë se e gjeti unazën disa javë më parë.

Ai iu drejtua komunitetit lokal përmes Facebook për ndihmë në identifikimin e pronarëve origjinalë.

Një anëtar zbuloi se Elizabeth Morth ishte martuar me Thomas Honywood në vitin 1810 në Horsham, West Sussex.  Ata nuk kishin fëmijë dhe ajo vdiq në 1834, në të njëjtin vit kur unaza u bë në Sheffield.

Smith spekulon se unaza mund të jetë bërë pas vdekjes së saj në shenjë kujtimi.

Hulumtimet e mëtutjeshme zbuluan tërë pemën e familjes Honywood dhe zbuluan se disa pasardhës që jetonin akoma në vend.

Liz Honywood kishte dy motra, njëra prej të cilave ishte Anna Morth, e lindur në vitin 1875, e cila u martua me George Simpkin më 1 mars 1819.

Për dallim nga motra e saj, Anna pati fëmijë dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i saj, Vivian Garner, u gjet se jetonte në të njëjtin qytet, por që kishte vdekur në vitin 2013. Tre nipërit e saj, Alexina, Stephen dhe Emmi janë akoma gjallë.

Smith dhe Alexina do të takohen së shpejti për të kthyer trashëgiminë e familjes  te pronarët e saj të ligjshëm. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Kalo në kategori