Zbulohet testi i cili tregon nëse keni KANCER para se të fillojnë SIMPTOMAT
Një test i thjesht i gjakut që e detekton kancerin para se të fillojnë simptomat është duke u parë si një ndër zbulimet më të rëndësishme që mund të shpëtojë me mijëra jetë.
I krahasuar nga shkencëtarët me një detektor zjarri, testi funksionon duke i detektuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin kur kanceri është prezent, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se testi e identifikon kancerin shumë para se ai të shfaqet, gjë që do të shpëtonte me mijëra jetë.
Duke mos kushtuar më shumë se një test standard i gjakut, shpresohet se një ditë ky test do të përdoret për monitorimin e njerëzve që kanë rrezik të lartë për këtë sëmundje.
Testi merr vetëm pak orë kohë dhe për të shfrytëzohen vetëm paisje standarde laboratorike. Shkencëtarët besojnë se testi i detekton mutacionet në proteinat në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.
Përderisa tek pacientët e shëndetshëm numri mesatar i mutacioneve është pesë për milion, tek pacientët që janë të prekur nga kanceri numri mesatar mund të jetë nga 50 deri 100 mutan për milion.
Profesori Gareth Jenkins, i cili e ka udhëhequr studimin, ka thënë: “Testi shumë lehtë mund të krahasohet me një detektor tymi, pasi që detektori i tymit nuk e detekton prezencën e zjarrit në shtëpinë tonë por produktin e vet, tymin. Ky test e detekton kancerin duke e detektuar ‘tymin’ – qelizat mutante të gjakut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë