LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shtatorja e heroit Fahri Fazliu në Obiliq

Zbulohet shtatorja e heroit Fahri Fazliu në Obiliq

Heroi i kombit, Fahri Fazliu është kthyer në bronz. Në Komunën e Obiliqit, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, është zbuluar sot shtatorja e tij, me ç’rast është theksuar kontributi i heroit për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se Fazliu ka qenë udhërrëfyes për shumë të rinj që t’i kapin armët për të arritur idealet kombëtare.


Në mesin e shumë të pranishmëve ka qenë edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili ka mirëpritur zbulimin e shtatores së Fahri Fazliut.

Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ka rënë në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.

Aty, së bashku me Afrim Zhitinë kanë qëndruar heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ata kanë rënë si trimat duke kënduar.

Heroi Fahri Fazliu është lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori