LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shkaktari i aksidentit të teleferikut nga i cili mbetën 14 të vdekur në Itali

Zbulohet shkaktari i aksidentit të teleferikut nga i cili mbetën 14 të vdekur në Itali

Sistemi i frenimit emergjent dështoi në teleferikun në Piemonte që ra në tokë të dielën, duke vrarë 14 vetë, u tha gazetarëve të hënën Olimpia Bossi, kryeprokurore e qytetit të Verbania.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duket se frenat duhet ta kishin mbajtur makinën “të qëndrueshme” pasi u prish një nga kabllot.


Në vend të kësaj makina duket se ka rrëshqitur prapa derisa goditi një shtyllë dhe më pas “u zhyt” në tokë.

Kabina e teleferikut ishte "ndrydhur e tëra": Detaje dhe pamje të reja rreth aksidentit me 13 të vdekur në Itali
Lexo po ashtu Kabina e teleferikut ishte "ndrydhur e tëra": Detaje dhe pamje të reja rreth aksidentit me 13 të vdekur në Itali

Teleferiku, i cili kishte një kapacitet maksimal prej 35 njerëzish, lidhte vendpushimin e Stresa të Liqenit Maggiore me majën e malit Mottarone në rreth 1.500 metra mbi nivelin e detit.

Stresa deklaroi të hënën një ditë zie në qytet ndërkohë që pesë familje janë shkatërruar nga katastrofa.

Pamje nga vendi i aksidentit të teleferikut në Itali - dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen që la të paktën tetë të vdekur
Lexo po ashtu Pamje nga vendi i aksidentit të teleferikut në Itali - dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen që la të paktën tetë të vdekur

I mbijetuari i vetëm, një djalë pesë vjeçar, po lufton për jetën e tij në spital.

Siç vënë në pah mediat, tri nga pesë familjet ishin banorë në Lombardi, duke përfshirë një me origjinë izraelite, ndërsa një ishte nga Emilia Romagna dhe një nga Kalabria.

Viktimat me origjinë izraelite ishin një çift i martuar dhe fëmija i tyre dy vjeç, i cili vdiq së bashku me një çift të moshuarish, gjyshërit e gruas.

Djali i tyre pesë vjeçar është i mbijetuari.

Një hetim për katastrofën është hapur, ndërkohë që ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Enrico Giovannini tha se ishte një ditë “trishtimi i madh” për të gjithë kombin pasi mbajti një takim mbi katastrofën me autoritetet Mbrojtjes Civile, Guvernatorin e Piemonteit dhe kryetarin e Komunës së Stresa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori