LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se si e përdorin ChatGPT gjeneratat e ndryshme

Zbulohet se si e përdorin ChatGPT gjeneratat e ndryshme

Disa e shohin si mjet pune, të tjerë – si këshilltar jetësor. Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, së fundmi ndau përshtypjet e tij mbi mënyrën se si gjenerata të ndryshme përdorin ChatGPT. Ai foli për këtë në ngjarjen AI Ascent të mbajtur së fundmi në SHBA.

“Është një përgjithësim i përafërt, por, le të themi, njerëzit më të moshuar e përdorin ChatGPT si zëvendësues për Google-in,” tha Altman.

Ai vuri re se përdoruesit në të njëzetat dhe të tridhjetat shpesh e përjetojnë atë si një këshilltar për jetën, ndërsa studentët e përdorin si një sistem operativ, sipas Business Insider.


“Ata vërtet e përdorin si një sistem operativ. Kanë mënyra të ndërlikuara se si e konfigurojnë atë për t’u lidhur me dokumente të ndryshme dhe mbajnë mend në kokë apo diku tjetër pyetje komplekse që i përdorin rregullisht,” shpjegoi Altman.

Ky i fundit theksoi se disa studentë shkojnë aq larg, sa që përdorin ChatGPT për të marrë vendime të rëndësishme në jetë.

“Ka raste ku ata nuk marrin vendime jetësore pa e pyetur më parë ChatGPT-në se çfarë duhet të bëjnë. Ai ka kontekst të plotë për çdo person në jetën e tyre dhe për çfarë kanë biseduar,” tha ai.

OpenAI bëri të ditur në shkurt se studentët në SHBA e përdorin ChatGPT më shumë se çdo grup tjetër.

Një studim nga Pew Research Center, i publikuar në janar 2024, tregoi se 26 për qind e adoleshentëve amerikanë të moshës 13 deri në 17 vjeç e kishin përdorur ChatGPT për detyrat shkollore, krahasuar me 13 për qind në vitin 2023.

Altman gjithashtu tha se ChatGPT shkruan një pjesë të madhe të kodit të OpenAI-t, megjithëse nuk dha një përqindje të saktë. Kjo do të thotë që edhe vetë inxhinierët e OpenAI e përdorin ChatGPT si një mjet ndihmës në programim, njësoj si shumë zhvillues të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google të ekspozuara në atë që po vlerësohet si

16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google të ekspozuara në atë që po vlerësohet si "rrjedhja historike e të dhënave"

Teknologji
Më në fund, llogaria juaj në Facebook do të bëhet shumë më e vështirë për t'u thyer

Më në fund, llogaria juaj në Facebook do të bëhet shumë më e vështirë për t'u thyer

Teknologji
Paralajmërim nga Google, dy miliardë përdorues të Gmail duhet të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre

Paralajmërim nga Google, dy miliardë përdorues të Gmail duhet të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre

Teknologji
Paralajmëron Meta: Mos i ndani këto informacione me AI-në

Paralajmëron Meta: Mos i ndani këto informacione me AI-në

Teknologji
Zyrtare, ky është fundi i mbështetjes për këto orë inteligjente Samsung

Zyrtare, ky është fundi i mbështetjes për këto orë inteligjente Samsung

Teknologji
Një epokë e re luksi, Ressence bëri një orë dore nga rëra e shkretëtirës

Një epokë e re luksi, Ressence bëri një orë dore nga rëra e shkretëtirës

Teknologji
Kalo në kategori