Zbulohet se sa ka paguar Barcelona për transferimin e sensacionit kroat

"Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht trasnferimin e Lovro Chelfi, një futbollist i talentuar kroat i cili mbërrin nga NK Kustosija. Klube të fuqishme nga Liga Premier angleze kanë treguar gjithashtu interesim për këtë mesfushor sulmues 18-vjeçar, por gjigandi katalanas ishte më i shpejti dhe më konkreti", shkroi këtë mëngjes e përditshmja sportive spanjolle Marca.
“Chelfi shpesh përshkruhet si xhevahiri i futbollit kroat dhe udhëtimi i tij në futboll filloi në shkollën e Dinamos, njësoj si Luka Modric. Në Barcelonë, ai fillimisht do t'i bashkohet ekipit të të rinjve (Juvenil A), por pritet që herë pas here të stërvitet dhe të luajë për Barça Atlètic, ekipin e dytë të klubit, i cili do të menaxhohet nga Juliano Belletti”, shtohet në tekst.
Sa vlen transferimi?
Marca, duke cituar shkrimet e të përditshmes katalanase Sport, tregon gjithashtu shumën për të cilën talenti kroat u soll në Barcelonë.
"Barcelona pagoi rreth 300,000 euro për 50% të të drejtave të lojtarit. Vlera totale e transferimit mund të arrijë deri në 2 milionë euro, varësisht nga bonuset e ardhshme dhe nëse lojtari do të qëndrojë në klub."
Shtohet se Chelfi do të jetë nën kontratë deri në vitin 2027, dhe kontrata "do të përfshijë gjithashtu një klauzolë lirimi që thuhet se vlen më shumë se 20 milionë euro". Kjo do ta sigurojë klubin kundër ofertave të ardhshme, përfundon Marca.
Kush është Lovro Chelfi?
Chelfi ka lindur në Zagreb dhe ishte në shkollën e futbollit të Dinamos deri në vitin 2024, përpara se të transferohej në Kustošija. Ai luajti atje për ekipet e kadetëve, të rinjve dhe të seniorëve sezonin e kaluar, duke bërë gjithsej 44 paraqitje në të gjitha kategoritë dhe duke shënuar 13 gola, tre prej të cilëve erdhën në SuperSport Prva NL. Ai është lidhur me Liverpoolin dhe Arsenalin. /Telegrafi/




















































