LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet roli i “Dajës” nga Kosova, lidhja me Admir Muratajn dhe si u thur plani i vjedhjes së miliona eurove në Aeroportin e Tiranës

Zbulohet roli i “Dajës” nga Kosova, lidhja me Admir Muratajn dhe si u thur plani i vjedhjes së miliona eurove në Aeroportin e Tiranës

Ragip Hajdini nga Kosova dyshohet të jetë një prej organizatorëve të grabitjes spektakolare brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit. Në këtë përfundim ka dalë grupi hetimor pas analizimit të gjitha provave të grumbulluara deri në momentin e arrestimit të tij.

“News 24” raporton se në kërkim të Hajdinit, policia u vu pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova rreth 50 vjeç dhe qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt.


Grupi i hetimit duket se nuk e pati të vështirë identifikimin e 50 vjeçarit, për sa kohë Hajdini ishte i skeduar më herët nga policia e Kosovës, por edhe sepse bashkëpunëtori i drejtësisë, arriti mes disa fotosh të vinte gishtin tek shtetasi Kosovar.

Dyshimet janë se ai bashkë me mikun e tij Murataj dhe Klement Çalën nisën ta thurnin planin e grabitjes 6 muaj më parë në një restorant në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku edhe jetonte shtetasi kosovar.

Hetuesit thanë se apartamenti ku Hajdini u arrestua ishte në pronësi të tij, çka nënkupton faktin se ai përfundimisht pjesën më të madhe të kohës jetonte në Shqipëri dhe rrinte në shoqërinë e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pas grabitjes gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Hetuesit kanë zbarkuar në hyrjen e 50-vjeçarit ku kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, por nuk jepen detaje nëse janë gjetur prova komprometuese kundër shtetasit kosovar që thirrej me nofkën Daja, cili dyshohet të ketë blerë edhe të paktën tre apartamente të tjera në të njëjtin pallat.

Ragip Hajdini, referuar dëshmisë së Bengasit, rezulton se gjashtë ditë para grabitjes së Rinasit është parë në zonën e Liqenit të Thatë, në shoqërinë e Muratajt, duke udhëtuar me një automjet Golf ngjyrë të bardhë me targa të Kosovës.

Kjo dëshmon sipas hetuesve miqësinë e ngushtë që kishin Murataj dhe Hajdini, të cilët e thërrisnin njëri tjetrin me nofkën “Daja” dhe faktin se ata kanë hartuar së bashku planin e grabitjes dhe kanë siguruar insfrastrukturën e nevojshme, për sa kohë që Bengasi tregon se furgoni që u përdor në grabitje sipas tij ishte sjellë nga Kosova.

Megjithatë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, nuk hedh dritë mbi faktin nëse “Daja” nga Kosova është në mesin e pesë grabitësve që shkatërruan rrethimin e Rinasit, dhe morën nga barku i një avioni miliona euro.

E vetmja shpresë për hetuesit janë gjurmët e gishtërinjve të gjetura në furgonin me mbishkrimin “Hetimit tatimor”, nëpërmjet të cilave do të mund të provohet, se cilët ishin grabitësit që përshkruan pistën e avionëve.

Veç Admir Muratajt që mbeti i vrarë, dyshimet janë se në pistë kanë hyrë edhe Oltian Veseli e Klement Çala.

Ky i fundit bashkë me të vëllain Eldi dhe Talo Çelën nga Elbasnai vazhdojnë të jenë në arrati.

Alkond Bengasi, kushëri me vëllezërit Çala, Saimir Çela dhe Renaldo Sula nga Elbasani dhe Elton Pikli nga Fushë Kruja, dyshohen si bashkëpunëtorët kryesorë të grupit të dhunshëm.

I vetmi që ka pranuar se ka dijeni për ngjarjen dhe ka pranuar bashkëpunimin me hetuesit është Alkond Bengasi, të tjerët deri më tani kanë mohuar çdo përfshirje në grabitjen spektakolare dhe i janë drejtuar gjykatës së Apelit ku kanë kërkuar lirinë. /GazetaShqiptare/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori