LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “qelia” luksoze me tri dhoma, në një burg të Paraguait (Foto)

Zbulohet “qelia” luksoze me tri dhoma, në një burg të Paraguait (Foto)

Policia në Paraguai ka bastisur një qeli burgu të bosit së drogës, ku kanë gjetur se ai ishte duke jetuar një jetë luksi.

Në një qeli me tri dhoma, ata gjetën një dhomë konferencash, televizor me ekran plazma, bibliotekë dhe kuzhinë.


Pjesa e brendshme e qelisë e brazilianit Jarvis Chimenes Pavao, tani është shkatërruar, shkruan BBC.

Policia kishte mësuar se Pavao kishte planifikuar të shpëtonte, duke përdorur eksploziv për të hapur një vrimë në murin e burgut.

Pavao ishte gati për të përfunduar dënimin e tij për pastrim parash, ku në fund të vitit të ardhshëm pritej të ekstradohej për në Brazil, transmeton KosovaPress.

AI tani është transferuar në një njësi të veçantë, larg nga qelia e tij luksoze.

Ndërkohë, një hetim tjetër është në proces në lidhje me atë se cilët zyrtarë e kanë lejuar të krijonte një jetë të tillë luksoze.

pavao02 pavao07 pavao06 pavao05 pavao04 pavao03