LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet “piramida më e vjetër në botë”, aty ka një mesazh të cilin ende askush nuk po mundet ta deshifrojë! (Video)

Zbulohet “piramida më e vjetër në botë”, aty ka një mesazh të cilin ende askush nuk po mundet ta deshifrojë! (Video)

Banorët lokalë janë të bindur se një kodër në qytetin e tyre është në fakt një piramidë e fshehur, pasi studiuesit mbetën të habitur nga një gur i lashtë i shkruar, i zbuluar aty pranë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atraksioni i mirënjohur, i njohur si Pyramid Hill, ndodhet në Fort Ransom, një qytet i vogël në shtetin e Dakotës së Veriut, SHBA.


Në pamje, thuhet se ju mund të dëgjoni transmetuesin e videos që mendon se mund të ketë një strukturë të krijuar nga njeriu nën vendin e interesit.

Ajo që e bën këtë pjesë edhe më interesante thuhet se është guri i shkruar që u gjet pranë, disa shekuj më parë.

Guri duket se zbulon një përzierje të shënimeve muzikore dhe kodit alfabetik, i cili i ka lënë shkencëtarët të habitur.

Të gjitha përpjekjet për të deshifruar kodin kanë shkuar pa sukses.

Tani banorët vendas së bashku me historianët besojnë se të dyja janë të lidhura. Ata besojnë se “guri i shkruar” është lënë nga ndërtuesit origjinalë të piramidës. /Telegrafi/