Shkencëtarët në SHBA kanë zbuluar një bakter të ri parazitar që fshihet në pështymën e njeriut, i quajtur Bdellovibrio.
Ky bakter ka vetëm 700 gjene dhe është i pari parazit, i zbuluar deri më sot, që varet tërësisht nga bakteret e tjera për të mbijetuar. Si të mos mjaftonte kjo, ky lloj organizmi, sipas shkencëtarëve, lidhet me një gamë të gjerë sëmundjesh, përfshirë atë të mishrave të dhëmbëve, fibrozës cistike dhe rezistencës antimikrobiale.
Paraziti u zbulua pasi shkenëtarët në Universitein e Washington, dalluan një fragment misterioz në ARN, në pështymën e njeriut që nuk përngjante me asnjë organizëm të njohur deri më sot. Pas një pune të kujdesshme studimore, ekspertët arritën të dallonin se ARN –ja i përkiste një bakteri mikroskopik, që jeton në një bakter tjetër, të njohur si Actinomyces odontolyticus.
Ndonëse në të shkruarën, shkencëtarët kanë zbuluar baktere që infektojnë baktere të tjera, kjo është hera e parë që zbulojnë një organizëm që varet tërësish nga hostit (bartësi) i saj, pasi nuk mund të prodhojë vetë amino acid, jetësor për të.
Për këtë arsye ishte kaq e vështirë për shkencëtarët që ta identifikonin, shkruan tvklan. Tashmë, ekspertët do të përpiqen të studiojnë sesi Bdellovibrio mund të ndikojë në sëmundjet e njerëzve, pasi gjetën përqëndrim të lartë të parazitit në ADN –në e atyre që vuajnë nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe fibrozës cistike.
Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë sesi ndikon në shëndetin e njeriut ky bakter parazitar dhe si ta përdorin dijen e tyre për të kuruar sëmundje të caktuara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur