LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet në Egjipt, porti i lashtë i ndërtuesve të tempujve

Zbulohet në Egjipt, porti i lashtë i ndërtuesve të tempujve

Ministria e Antikitetit e Egjiptit, ka njoftuar zbulimin e një porti që përdorej në lashtësi për të transportuar gurët për ndërtimin e tempujve dhe obeliskëve.

Në një postim në Facebook të bërë nga Ministria, u tha se porti ka luajtur rol kryesor në transportin e gurit përgjatë lumit Nil nga guroret Gebel el-Silsila. Zbulimi ndodhi gjatë gërmimeve të rrënojave të Kombo Ombos afër Aswanit.


Porti që ndodhej në zonën perëndimore të Nilit, zgjatej mbi 100 metra dhe shtrihej në rreth 200 metra nga një gurorja e madhe. Në vend janë gjetur mbishkrimet dhe mekanizmat për lidhjen e anijeve.

Abdul Mouneim Saeed, drejtor i përgjithshëm i Aswanit dhe i Këshillit Nubia të Antikiteteve, tha se ajo porti dhe gurorja është përdorur që nga dinastia e 18-të.

“Guri që u përdor për të ndërtuar tempujt Al Karnak, Habu, Kom Ombo dhe Dendera, u pre kryesisht në guroret e zonës”, tha Saeed.

Zbulimi i portit është në vazhdën e zbulimeve arkeologjike me të cilat Egjipti synon të shtojë interesin për turistë pas trazirave të vitit 2011. /Telegrafi/