LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet linja e re e Porsche Panamera

Zbulohet linja e re e Porsche Panamera

Tashmë kemi marrë disa pamje edhe të brendësisë së gjeneratës së tretë nga Porsche Panamera.

Mund të mos kenë shumë dallime me modelin e kaluar, por seria e re vjen me disa përditësime, duke filluar nga rrotat, dritat, deri te instrumentet dixhitale brenda saj.


Tani edhe pasagjeri ka një ekran opsional me prekje i cili ka qasje në aplikacionet e sistemit Android të veturës. Ekrani është projektuar që të mos jetë i vëzhgueshëm nga këndvështrimi i shoferit për të shmangur shpërqëndrimet gjatë vozitjes.

Porsche premton se Panamera e re do të ofrohet me të paktën katër sisteme motorike hibride. Panamera dhe Panamera 4 do të marrin një motor të përditësuar 2.9 litërsh turbo-charged V-6, i cili përfiton një rritje prej 23 kuaj fuqish.

Pra, modelet e ardhshme Panamera do të vijnë me një performancë të përmirësuar, transmeton Telegrafi.

Specifikat e tjera do të zbulohen gjatë ditëve në vijim nga marka gjermane.

Sedani i gjeneratës së tretë Porsche Panamera 2024 kap vlerën e 93 mijë eurove, Panamera 4 100 mijë euro, Panamera 4 E-Hybrid 117,495 euro, dhe 4S E-Hybrid 128,795 euro.

Të gjitha veturat do të marrin ndriçimin standard LED, karikuesin e telefonit me valë, dhe një sistem të ri filtri të grimcave të ajrit.

Porsche ka njoftuar se çmimi për Turbo E-Hybrid (dhe opsional Active Ride) është ende një sekret që do të shpallet më vonë. /Telegrafi/