LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet koncepti i veturës elektrike Dacia Spring – i bën 200 kilometra me një mbushje

Zbulohet koncepti i veturës elektrike Dacia Spring – i bën 200 kilometra me një mbushje

Dacia edhe zyrtarisht po i bashkëngjitet tregut të veturave elektrike duke e zbuluar modelin Spring.

Ndonëse teknikisht është vetëm një koncept, në thelb është një version i Renault City K-ZE që është lansuar në Kinë gjatë vitit të kaluar.

Nëse veç i hiqni pjesët e theksuara me ngjyrë fluroshente të portokallt dhe disa ndryshime tjera, atëherë në parim është vetura e njëjtë.

Koncepti Dacia Spring

Grila e përparme gjithashtu është pak më ndryshe për t’iu përshtatur fytyrës së Dacia-s dhe dritat e përparme dhe pasme full-LED e përçojnë një ndjenjë të konceptit, por origjina e Renault është më shumë sesa e qartë.

Brendi rumun ka bërë të ditur se modeli Spring është 3.73 metra i gjatë, pa specifikuar ndonjë gjë rreth gjerësisë dhe gjatësisë. Por, vlen të ceket se modeli i kaluar K-ZE është 1580 mm i gjerë dhe 1480 mm i gjatë. Me fjalë të tjera është një crossover i vogël që krahasohet me Suzuki Jimny.

Ky koncept i ri pritet të bëhet vetura elektrike me çmimin më të volitshëm në Evropë, duke ofruar çmim më të lirë sesa veturat tjera elektrike siç janë ajo Volskwagen e-up!, SEAT Mii Electric dhe Skoda Citigo iV.

Megjithëse ende mbetet mister çështja e baterisë së veturës Spring, deri tani dihet se do të ketë mjaftueshëm sa për t’i bërë 200 kilometra me një mbushje.

Vlen të ceket se ende nuk janë në dispozicion imazhet e enterierit të veturës Spring, por mos u befasoni nëse kabina do të jetë e ngjashme me versionin kinez. Më poshtë i keni dy fotografi të enterierit të veturës City K-ZE ku mund ta shihni dizajnin e brendshëm e cila ka një ekran të madh në qendër, mbi të cilin janë të vendosur ventilatorët e ajrit. Varianti i Renault ka një sërë instrumentesh digjitale dhe kontrollorë të thjeshtë për ngrohje dhe ventilim, ndërsa dizajni i timonit është shumë i thjeshtë.

Dacia pritet që ta ketë në shitje crossover-in Spring në fillim të vitit të ardhshëm, por në tregje të caktuara evropiane.

Artikull i sponzorizuar