LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet ilaçi i migrenës që e largon dhimbjen brenda dy orëve

Zbulohet ilaçi i migrenës që e largon dhimbjen brenda dy orëve

Një ilaç i ri mund t’ua largojë dhimbjen pacientëve me migrenë të cilët nuk janë të përshtatshëm për t’i marrë medikamentet ekzistuese.

Ubrogepanti ua largon dhimbjen pacientëve brenda dy orëve, sipas testimit të kryer së fundmi.

Veç dhimbjes, ilaçi i lehtëson edhe simptomat tjera të migrenës, siç janë ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmës.

Ilaçet aktuale kundër migrenës funksionojnë duke i ngushtuar enët e gjakut – por këto nuk vlerësohen si të sigurta për njerëzit që janë të rrezikuar nga sulmi në zemër apo në tru, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ilaçi i ri (ubrogepanti) mund të bëjë ndryshim të madh për ata pacientë që janë në kërkim të një ilaçi që funksionon për ta.

Ilaçi i ri funksionon duke e bllokuar një proteinë në sistemin nervor që përfshihet në sinjalizimin e dhimbjes.

Ky ilaç është zbuluar nga kompania farmaceutike Allergan.

Vlen të ceket se zbulimi është publikuar në revistën mjekësore “JAMA”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori