LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i njërës prej mësueseve që u vra brenda shkollës fillore në Teksas, dha jetën duke mbrojtur fëmijët

Zbulohet identiteti i njërës prej mësueseve që u vra brenda shkollës fillore në Teksas, dha jetën duke mbrojtur fëmijët

Një tragjedi e tmerrshme ka shokuar Shtetet e Bashkuara, kur Salvador Ramos, 18-vjeç, u fut në një shkollë fillore në qytezën Uvalte të Teksasit, dhe vrau 19 nxënës të moshës nga 7 deri në 10-vjeç si dhe dy mësuese.

Mësuesja që merrej me klasat e katërta, Eva Mireles, është viktima e parë e masakrës në këtë shkollë, që autoritetet kanë arritur ta identifikojnë.


Siç raporton New York Times, Eva është vrarë derisa tentoi të mbronte fëmijët nga vrasësi, i cili u shëtit nëpër shkollë dhe hapi zjarr, transmeton Telegrafi.

Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  
Lexo po ashtu Autori i sulmit në Teksas i kishte dërguar shokut fotografi të armëve dhe municionit, ishte futur klasë me klasë dhe kishte shtënë mbi nxënësit  

Gazetarët amerikanë kanë arritur të bisedojnë me tezen e saj – Lydia Delgado. Sipas saj, Eva prej 17 vitesh punonte si mësuese dhe ishte në të 40-at.

Delgado theksoi se Eva ishte shumë e mirë me të gjithë, dhe se vazhdimisht e thoshte publikisht se ndihet krenare që jep mësim në shkollën, ku nxënësit ishin kryesisht latino-amerikanë.

“Mbesa ime humbi jetën në këtë tragjedi, edhe sa do të zgjasë kjo? Nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë këtu – tani duhet të lutemi për të gjithë – për fëmijët, familjet dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi ajo. /Telegrafi/