Yjet e “Love Island”, të dy 25 vjeç, befasuan fansat kur njoftuan se po i jepnin fund lidhjes së tyre pesëvjeçare.

Ish-çifti u takua në programin ITV në vitin 2019 dhe ndajnë së bashku vajzën njëvjeçare, Bambi.


Që nga ndarja, janë raportuar thashetheme të ndryshme, duke përfshirë pretendimet se Tommy nuk jeton më në shtëpi dhe se ai dyshohet se e ka tradhtuar atë 'shumë herë'.

Screenshot 23 21 Milla Corfixen

Më parë ishte thënë se Molly-Mae ‘i tha se kishte tradhtuar me një grua daneze që e kishte takuar ndërsa ishte në Maqedoni’.

The Sun pretendoi se ylli i “Pretty Little Thing” nuk donte ta besonte, por kur ajo u përball me të, ai 'nuk e mohoi'.

Screenshot 24 22 U ndanë pas pesë vitesh së bashku

Gruaja në qendër të thashethemeve tani është shfaqur, duke këmbëngulur se ajo nuk e ka puthur Tommy në një klub në Maqedoni dhe se ai ishte 'një zotëri i vërtetë’.

“Nuk e di se çfarë ka bërë, por dikush tjetër duhet ta ketë puthur. Unë kam të dashur”.

Screenshot 25 21 Tommy Fury

Ajo i tha The Sun se fillimisht e takoi Tommy-n me rojet e tij të sigurisë dhe miqtë e tij "por nuk foli me të".

Milla Corfixen tha: “Ne nuk bëmë asnjë foto me Tommy. Unë nuk iu afrova atij. E pashë atje, por nuk ishim bashkë dhe nuk fola me të”. /Telegrafi/

Screenshot 26 19 Kanë bashkë një vajzë