LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet fërkemi i fëmijës që ka jetuar para tremijë vitesh (Foto)

Zbulohet fërkemi i fëmijës që ka jetuar para tremijë vitesh (Foto)

Arkeologët e kanë gjetur në kompleksin e një pallati në Egjipt, fërkemin e fëmijës që besohet se ka jetuar para tremijë viteve.

Gjetja është bërë në të ashtuquajturën Pi-Ramesse, që dikur ishte kryeqytet i vendit, transmeton Telegrafi.


Ky vend që udhëhiqej nga faraoni Ramzes, ishte shumë i pasur dhe i fuqishëm, ndërsa mendohet të jetë më i madhi i asaj kohe në Mediteran apo në tërë Epokën e Bronzit.

Gjurmët e lashtësisë…

Gjurma e gjetur pranë disa vizatimeve misterioze, do të ndihmojë ekspeditën që të nxjerr fakte të reja mbi këtë vend ku hulumtime janë bërë për më se 30 vjet.

“Po bëjmë përpjekje të gjejmë shenja dalluese, të kështjellave apo tempujve. Fakti që ishte fëmijë tregon se këtu ka pasur edhe familjarë”, thuhet ndër të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/