LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet e vërteta e reality show-it më skandaloz: Gjithçka lejohej, rrahja, alkooli, vrasja e përdhunimi (Video)

Zbulohet e vërteta e reality show-it më skandaloz: Gjithçka lejohej, rrahja, alkooli, vrasja e përdhunimi (Video)

Muaj më parë është bërë publik reality show, në të cilin pjesëmarrësit kanë luftuar kundër arinjve dhe ujqve në Rusi në një ishull të quajtur Ob pranë një liqeni, kurse organizatorët nuk do të ndërhynin edhe nëse do të vinte deri tek ndonjë vrasje apo përdhunim.

Megjithatë, organizatori i lojërave ruse “Hunger Game”, Jevgenij Pjatkovski, thotë se i gjithë projekti prej fillimi ka qenë një shaka, transmeton Telegrafi.


Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar zemërim tek pjesëmarrësish potencial, të cilët kanë qenë të gatshëm të kalojnë nëntë muaj duke luftuar për famë.

“Ka qenë një informacion i rrejshëm, kurse qëllimi ka qenë të realizojë një hulumtim për tregun”, thuhet në deklaratën e Pjatkovski.

Muaj më parë Pjatovski kishte paralajmëruar haptazi se në këtë reality show “gjithçka do të jetë e lejuar, rrahja, alkooli, vrasja, përdhunimi, pirja e cigares, gjithçka tjetër”.

Rregullat kanë qenë fare të thjeshta: nuk do të kishte ndërhyrje në lidhjet mes pjesëmarrësve dhe nuk do të filmohej jeta e tyre seksuale, kurse kamerat jo në çdo pjesë të ishullit do të filmonin lëvizjet e tyre.

“Ata janë të lirë të krijojnë çfarëdo lidhje që dëshirojnë, pa kurrfarë kufizimi kur është seksi në pyetje. Nëse një femër është shtatzënë dhe lind një fëmijë, kjo gjë nuk na intereson ne”, kishte deklaruar më parë Pjatovski.

Në ishullin Ob në regjionin Tomsk temperaturat gjatë dimrit bien në minus 50 gradë Celsius, kurse nëpër male ka qindra arinj. /Telegrafi/