LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet dokumenti i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria (Dokument)

Zbulohet dokumenti i njohjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Bullgaria (Dokument)

Arkivat rajonale duket se janë plot me dëshmi e dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një nga më të pasurit është dhe Arkivi Shtetëror Bullgar, në raftet e te cilit duket se zënë vend me qindra dokumente të rëndësisë së veçantë për historinë gjithëkombëtare, që nga librat e botuar në gjuhën shqipe në vitet e 1890-ta, e deri te akte, vendime e marrëveshje që dëshmojnë për relacionet në mes dy vendeve.

Arkivat si një pikë referuese permanente e Historisë bëhen akoma më të rëndësishëm kur në to përfshihen ngjarje të rëndësisë së veçantë. Si për çdo vend tjetër, themelimi i shtetit paraqet në mos vet Historinë, pikën më kulminante të saj.

E derisa deklarata për themelimin e shtetit shqiptar të shpallur më 28 Nëntor 1912, sigurisht se gjendet në Arkiven Qendrore të Shqipërisë, diplomati i Kosovës në Sofje Bujar Desku duke ju referuar Agjencisë Shtetërore të Arkivave në Sofje ka publikuar Aktin Formal të njohjes së Pavarësisë se Shqipërisë nga ana e Bullgarisë, nën mbishkrimin Shpallja e Pavarësisë dhe konsolidimi i shtetësisë, duke e bërë dhe një paralele dhe me mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës. Duke deshifruar dokumentin origjinal, shihet se Vendimi i përket datës 24 .02, të vitit të largët 1922, pra 10 vjet pasi Shqipërisë shpalli Pavarësinë.

Ndër të tjera, në këtë akt formal-juridik thuhet se Qeveria bullgare merr këtë hap de-jure, duke ju referuar vendimit të Konferencës se Ambasadoreve të mbajtur në Nëntor 1921 në Paris e të nënshkruar nga përfaqësuesit e Britanisë se Madhe, Francës,Italisë dhe Japonisë të cilët njohin Shqipërinë si shtet Sovran dhe të Pavarur. Dokumenti mban vulën e Ministrisë se Jashtme dhe të Kulteve dhe është i firmosur nga Kryeministri i atëhershëm i Bullgarisë Aleksandar Stamboliski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori