Dy nga artistët shqiptarë janë bërë bashkë për herë të parë në një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin dhe Mozzik, të cilët tashmë kanë finalizuar xhirimet e këngës së tyre të përbashkët.


Së fundmi është zbuluar edhe data e lansimit të kësaj kënge që do të jetë 12 tetor (e enjte).

Screenshot 11 10 Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm ka publikuar një pjesë në rrjete sociale, ndërkohë që shfaqet duke interpretuar.

“A e ki me mu? Drama, pahiri. 12 tetor”, ka shkruar ajo.

Ky projekt duket se mezi po pritet edhe nga fansat e këngëtareve të njohur, të cilët janë të shumtë.

Dafina ndryshe këtë periudhë ka qenë një emër mjaft i diskutuar në media e faqet rozë për shkak të disa postimeve në rrjete sociale. /Telegrafi/