Në spektaklin e së hënës është zbuluar data e finales së Big Brother VIP Kosova 4.

Derisa edhe këtij edicioni po i vjen fundi, u mësua se finalja e madhe do të jetë më 27 shkurt.


Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Foto: YouTube

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Foto: YouTube

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për ta, pasi kanë ngelur shumë pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda. /Telegrafi/