LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet koncept-dizajni i parë i Galaxy S8 (FOTO)

Zbulohet koncept-dizajni i parë i Galaxy S8 (FOTO)

Është vetëm çështje kohe kur iPhone 8 dhe Samsung Galaxy S8 do të zbulohen. Kemi parë shumë koncepte të iPhone 8 mirëpo tani kemi dizajnin e parë konceptual të S8 që mund të bëhet realitet.

“Nëse fotot e rrjedhura mund të merren për bazë, sensori i gjurmëve të gishtërinjëve do të jetë pranë kamerës së anës së mbrapme. Kështu, për opinionin tonë, ky nuk është pozicioni më i përshtatshëm. Është shumë e mundshme që përdoruesi të shtypë kamerën duke u munduar të prekë sensorin,” – bën të ditur Curved Labs.


Megjithatë, dizajni është i bazuar në raportet dhe spekulimet e fundit mbi pajisjen dhe kështu nuk ka një pullë fizike ‘Home’.

Pajisja duket të jetë më e madhe se Galaxy S7 dhe ka korniza të vogla. Proporcioni ekran-trup është më i madh dhe diagonalja e ekranit është 5.8 inç ose 6.2 inç, sikurse është përmendur në raporte.