Kompania analitike Growth from Knowledge (GfK) përpiloi një vlerësim të vendeve evropiane sipas fuqisë blerëse të popullatës.

Në listën e 42 vendeve, Ukraina renditet e fundit, sipas ueb faqes së organizatës.


Sipas analizës, Lihtenshtajni zuri vendin e parë me një fuqi blerëse për frymë 67,550 euro, 4.5 herë më e lartë se mesatarja evropiane (14,739 euro).

Në vendin e dytë dhe të tretë janë Zvicra (40,000 euro) dhe Luksemburgu (35,000 euro).

Autorët e studimit nuk llogaritën fuqinë blerëse të banorëve rusë.

2 108

"Gjashtëmbëdhjetë shtete të konsideruara në studim kanë fuqi blerëse për frymë mbi mesataren, ndërsa 26 vende me një tregues nën mesataren evropiane", thuhet në studim.

Tre vendet e fundit janë Moldavia, Kosova dhe Ukraina. Sipas kompanisë, fuqia blerëse e ukrainasve është 1,830 euro për frymë.

Kompania shpjegoi se fuqia blerëse konsiderohet të ardhura pas zbritjes së taksave dhe kontributeve bamirëse.

Kjo shumë përfshin të gjitha paratë e qeverisë që banorët shpenzojnë për ushqim, strehim, argëtim, shërbime, pazar dhe pushime. /kp/Telegrafi/