LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet brendësia e Volkswagen ID 2all, kjo është hapësira e madhe që do ta ketë ky automjet elektrik

Zbulohet brendësia e Volkswagen ID 2all, kjo është hapësira e madhe që do ta ketë ky automjet elektrik

Volkswagen zbuloi në muajin mars konceptin ID 2all, një makinë elektrike që do të kushtojë më pak se 25 mijë euro.

Automjeti i ri elektrik me çmim të përballueshëm nga Volkswagen do të ketë një rreze prej 450 kilometrave, transmeton Telegrafi.


Sipas VW, makina elektrike është e pajisur me një “me një motor, motor dhe teknologji karikuese efikase”.

Por, tani është zbuluar edhe brendësia e këtij modeli, për të cilin Volkswagen thotë se do të ketë hapësirë sa një Golf me një çmim sa një Polo.

Brendësia përmban një sistem info-argëtim modern me kontrolle të veçanta të volumit.

VW tha se ID 2all përfshin një vëllim hapësire prej 490-1,330 litrash.

Në pamjet e publikuara nga brendi, mund të shihet hapësira e madhe dhe veçantitë që posedon ky model elektrik. /Telegrafi/