Cristiano Ronaldo ka bërë disa deklarata 'bombë' pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, ku ka lënë të kuptohet se po largohet nga Real Madridi.

Real Madrid ka fituar 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën mbrëma në Olimpic Stadium të Kievit.


Megjithatë, disa deklarata të Ronaldos pas ndeshjes i kanë futur në panik tifozët dhe drejtuesit e klubit spanjoll.

"Qëndrimi te Real Madridi ishte gjë e shumë e mirë", është shprehur CR7 për BeIn Sports.

“Në ditët në vijim do t'u jap përgjigje tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë përkrah meje", portugezi.

cristianofinal 2  1 Ronaldo me trofeun pas fitores ndaj Liverpoolit (Getty Images)

Këto deklarata janë parë si një përshëndetje e yllit portugez nga Real Madridi dhe nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët Los Blancos.

Sipas gazetarit të mediumit Sky Sports, Kaveh Solhekol, arsyeja e gjithë kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën dhe jo jetën në Madrid dhe klub.

"Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 350 mijë funte [400 mijë euro] në javë".

"Neymar i merr 600 mijë funte [685 mijë euro] në javë, ndërsa Messi 750 mijë funte [850 mijë euro] në javë", ka shkruar Solhekol në profilin e tij në Tëitter. /Telegrafi/

telegrafi sport app