LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen panelistët dhe temat e Konferencës së Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Lindore

Zbulohen panelistët dhe temat e Konferencës së Vullnetarizmit Edukativ për Evropën Qendrore dhe Lindore

Konferenca Rajonale e Vullnetarizmit Edukativ pritet të mbledhë përfaqësues dhe pjesëmarrës nga shtete si Argjentina, Rumania, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në një ngjarje një-ditore ku do të trajtohen tema dhe çështje lidhur me Vullnetarizmin Edukativ.

Tema se përse është i nevojshëm Vullnetarizmi Edukativ për të tashmen dhe të ardhmen e edukimit, do të trajtohet thellësisht nga panelistët pjesëmarrës, Elvira Hadžibegović, drejtoreshë e përgjithshme në Forum MNE, Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë në TOKA, si dhe Afërdita Gjoni nga Fondacioni Mary Ward Loreto, nën moderimin e Alžbeta Brozmanová Gregorová, profesoreshë e Asociuar në Universitetin Matej Bel dhe Presidente në Platformën e Qendrave dhe Organizatave të Vullnetarëve.


Paneli i dytë i kësaj konference do të ketë në fokus pedagogjinë e Vullnetarizmit Edukativ si zhvillim i thellësishëm, shërbyes dhe profesional i mësimdhënësve, i cili do të trajtohet nga Simina Bejenaru, mësuese dhe fasilitatore në Transylvania College, Edina Malkic, drejtoreshë në International Association “Interactive Open Schools”, si dhe Bojana Perić Prkosovački, Kolping Society of Serbia, të moderuar prej Anca Gaidoș, drejtoreshë në Fondacionin New Horizon.

Gjatë Konferencës do të mbahen tri punëtori të cilat synojnë që të informojnë dhe të diskutojnë me pjesëmarrësit më shumë rreth Metodologjisë së Vullnetarizmit Edukativ.

Temat e punëtorive do të jenë: “Çfarë është shërbimi në kontekstin e COVID-19?”, të udhëhequr nga Edina Malkic; “Përse pjesëmarrja e nxënësve në aktivitete të Vullnetarizmit Edukativ ka rëndësi të madhe?”, të udhëhequr nga Rreze Hoxha, menaxhere e Programit në TOKA; si dhe “Dua të filloj të praktikoj Vullnetarizëm Edukativ – cilat janë hapat e mia të para?”, të udhëhequr nga Anca Gaidoș.

Për të mësuar më shumë, vizitoni ueb-faqen zyrtare të TOKA: http://toka-ks.org/Al/news/775/konferenca-rajonale-e-vullnetarizmit-edukativ-vjen-ne-prizren/

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Instrumetit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut EIDHR.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori