LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen menjëherë shanset për fituesin e Topit të Artë 2025 – Rodri as në ‘top 20’

Zbulohen menjëherë shanset për fituesin e Topit të Artë 2025 – Rodri as në ‘top 20’

Menjëherë pas shpalljes së fituesit të Topit të Artë 2024 janë zbuluar emrat favorit për të fituar çmimin e madh individual në vitin 2025.

Të hënën mbrëma, ylli spanjoll i Rodri, fitoi Topin e Artë, pasi u vlerësua për titullin e fituar me Manchester Cityn në Ligën Premier dhe Euro 2024 me Spanjën.

Rodri la pas vetes yjet e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, duke ngritur shumë debate nëse ishte fituesi i merituar.


Tani kur nuk kanë kaluar as 48 orë nga ndarja e çmimit më të madh individual nga France Football, kanë dalë emrat e favoritëve për ta fituar Topin e Artë 2025.

Sipas shtëpisë së basteve William Hill, Vinicius Junior është në pozicionin më të mirë për të fituar Topin e Artë të vitit 2025 pas përmbysjes së momentit të fundit këtë vit.

Braziliani ndiqet nga Erling Haaland dhe Kylian Mbappe ndërsa Lamine Yamal dhe Jude Bellingham plotësojnë top 5-shen.

Pas tyre në listë gjenden edhe emra tjerë si Robert Lewandowski, Harry Kane, Cole Palmer, Mohamed Salah dhe Phil Foden, ndërsa Rodri nuk gjendet fare as në top 20 favoritët.

Shanset e fituesve të mundshëm të Topit të Artë 2025

Vinicius Junior – 7/2

Erling Haaland – 9/2

Kylian Mbappe – 5/1

Lamine Yamal – 7/1

Jude Bellingham – 10/1

Robert Lewandowski – 12/1

Harry Kane – 16/1

Cole Palmer – 25/1

Mohamed Salah – 25/1

Phil Foden – 28/1

Raphinha – 33/1

Virgil van Dijk – 40/1

Bukayo Saka – 40/1

Rodrygo – 50/1

Federico Valverde – 50/1

Florian Wirtz – 50/1

Lautaro Martinez – 50/1

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori