LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen informacionet e para për ekranet e iPhone 16

Zbulohen informacionet e para për ekranet e iPhone 16

Edhe pse është akoma herët, specifikat e serisë së iPhone që do të jetë i disponueshëm në treg gjatë vitit të ardhshëm, kanë filluar “të rrjedhin” nga prodhuesi amerikan.

iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të ketë ekran prej 6,27-inç dhe 6,86, e fjala është për panelet LTPO me frekuencë freskimi prej 120 Hz, transmeton Telegrafi.


Është paksa e vështirë të besohet në madhësinë e ekranit iPhone 16 Pro Max, kështu që kjo e dhënë duhet marrë me një dozë rezerve.

Sa i përket iPhone 16 dhe iPhone 16 Plus, pritet të kenë të njëjtën ekran 6,12-inç dhe 6,69 me frekuencë freskimi prej 60 Hz.

Këtë e ka konfirmuar Ross Young, i cili thotë që Pro Motion vjen në modelet e ardhshme nga viti 2025.

Duke folur për modele e iPhone 16 të vitit të ardhshëm, duhe pritur Dynamic Island në të katër modelet dhe kjo nuk është ndonjë befasi.

Blerësit besnik të iPhone me gjasë nuk do t’ju pengojë ky fakt që frekuenca e freskimit prej 60 Hz do të jetë e qasshme edhe për një vit. /Telegrafi/