LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen gjenet e rënies së flokëve

Zbulohen gjenet e rënies së flokëve

Shkencëtarët kanë zbuluar gjenet e pranishme te 1/7 e meshkujve, të cilët ofrojnë rrezik për rënien e flokëve,- një formë e shpeshtë e rënies së flokëve me ç’rast ato fillojnë të bien pas eshtrave temporale dhe formojnë një linjë në formë të shkronjës M.

Gjatë analizimit të më shumë se 1.120 personave, shkencëtarët nga Universiteti McGill, Kolegji King i Londrës dhe nga kompania farmaceutike “GlaxoSmithKline”, kanë zbuluar dy variante gjenetike të cilat shkaktojnë këtë rrezik për rënien e flokëve.

Gjenet janë të pranishme në kromozomin 20 dhe deri sa të zbulohen barnat për to, rreziku për rënien e flokëve është shtatë herë më i madh sesa te personat të cilët nuk e i kanë këto gjene.