Barcelona ka humbur edhe El Clasicon e dytë këtë edicion, pasi është mposthur nga Real Madridi me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes skuadra mysafire u ankua në gjyqtarin kryesor, ku pretenduan për një penallti, derisa ankesa patën edhe për kohën shtesë ku u referuan vetëm katër minuta.


Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk luajti në këtë takim, por ai pas ndeshjes zbriti në fushë për tu ankuar tek gjyqtari kryesor.

https   s3 images.sportbible.com s3 content 532a147160721b4ad5a76b46a6dbf8d5

“Është e tmerrshme, katër minuta …”, ishte ankesa e Piques ndaj gjyqtarit Gil Manzano.

Por përshëndetje e Pique me mesfushorin kroat të Real Madrid, Luka Modric është bërë virale në rrjet.

Pasi e përshëndeti, kroati i tha mbrojtësit se tani është koha për tu ankuar.

"Tani është koha që të ankoheni apo jo", ishin fjalët e Modric që e lanë të shtangur qendërmbrojtësin shtatlartë. /Telegrafi/

telegrafi sport app