LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje, SHBA-të po analizojnë tetë caqet e mundshme në Siri

Zbulohen detaje, SHBA-të po analizojnë tetë caqet e mundshme në Siri

Derisa administrata e presidentit amerikan Donald Trump, është duke shqyrtuar intervenimin ushtarak mbi Sirinë për shkak të sulmeve kimike të kryera ndaj civilëve në Douma, një burim i CNBC ka deklaruar se SHBA-të janë duke i analizuar me vëmendje 8 caqe të mundshme.

Në mesin e këtyre caqeve janë dy aeroportet e Sirisë, qendra kërkimore dhe strehimorja e armëve kimike, transmeton Telegrafi.

Sipas të njëjtit burim, ushtria siriane pjesën më të madhe të armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake i ka dërguar në aeroportet që kontrollohen nga Rusia, duke shpresuar që Washingtoni nuk do t’i bombardojë ato.


Presidenti Trump është takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe gjeneralin Joseph Danford.

“Gjithë situatën jemi duke e analizuar me vëmendje, dhe po presim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Trump.

Kujtojmë, takimi i zyrtarëve të lartë amerikanë pas situatës së tensionuar në Siri, ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret apo urdhër për intervenimin ushtarak.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka konfirmuar se takimi është mbajtur, por nuk është “marrë ndonjë vendim “. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori