LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 1,150 bimë narkotike në Krujë, një pjesë asgjësohen

Zbulohen 1,150 bimë narkotike në Krujë, një pjesë asgjësohen

Rreth 1,150 bimë narkotike kanabis Sativa janë gjetur dhe sekuestruar në dy fshatra të Krujës.

Policia njofton se një pjesë prej tyre janë asgjësuar përmes djegies.

Njoftimi i Policisë Krujë


Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

Gjatë kontrolleve në fshatin Burz Mal dhe në fshatin Shkretë, u konstatuan disa ambiente të përshtatura për kultivim, në të cilat u gjetën 1150 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është “Klea”, vazja që mashtronte me bursat duke thënë se është mbesa e kryeministrit Edi Rama

Kush është “Klea”, vazja që mashtronte me bursat duke thënë se është mbesa e kryeministrit Edi Rama

Lajme
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme

"Stenta 3”, dëshmitarja thotë se ka dyshime që bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë për shkak se nuk iu vendosën stentat

Drejtësi
Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale, KE: Është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

Heqja e vizave për serbët me pasaporta ilegale, KE: Është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

Lajme
Haxhiu për Faton Hajrizin: Nuk mund ta quajmë hero një person që pati vepra të rënda penale

Haxhiu për Faton Hajrizin: Nuk mund ta quajmë hero një person që pati vepra të rënda penale

Drejtësi
Lajmi i “Sobodna Bosna”, Bordi i RTK-së : Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

Lajmi i “Sobodna Bosna”, Bordi i RTK-së : Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

Lajme
Kalo në kategori