LAJMI I FUNDIT:

Zbulo nëse ke cilësitë e një lideri

Zbulo nëse ke cilësitë e një lideri

Zakonisht, njerëzit që influencojnë më shumë, janë ata që as nuk e vënë re këtë

Shumë prej jush mund ta mendojnë lidershipin, si një lloj titulli që duhet fituar. Disa mendojnë se që të jesh lider, duhet të kesh lindur si i tillë.


Studime të hershme, që tashmë janë hedhur poshtë e lidhnin lidershipin edhe me gjatësinë trupore, pra, më të gjatët kishin më shumë gjasa të ishn liderë, por dhe ky është një përfundim tjetër aspak i vërtetë.

Ka disa karakteristika që e bëjnë dikë lider dhe bëjnë që dhoma të bjerë në qetësi kur ata flasin e të gjithë të dëgjojnë me vëmendje.

Normalisht, mënyra për ta bërë këtë nuk është të bërtasim me sa të kemi zë, por të themi gjëra të mençura me tonin e duhur. Kjo është dhe një prej karakteristikave të lidershipit. Por, ka edhe disa shenja të tjera që tregojnë se ju jeni ose të bëheni një lider i ardhshëm:

Jeni mendjehapur dhe kërkoni mendimet e të tjerëve

Njerëzit tërhiqen prej jush sepse jeni të hapur ndaj mendimeve të tyre.

Jepni shpesh këshilla

Jo pak herë, e gjeni veten duke këshilluar kolegët apo miqtë tuaj. Kjo do të thotë se njerëzit e vlerësojnë atë që thoni. Empatia juaj është e fortë dhe shpesh ndihmoni njerëzit rreth jush të kalojnë faza të vështira të jetës së tyre, pa qenë në dijeni se po e bëni këtë.

Njerëzit mbështeten tek ju

Nëse njerëzit mbështeten tek ju për diçka, do të thotë se ata besojnë se ju i mbani premtimet tuaja. Jeni të përgjegjshëm dhe kjo i shtyn të tjerët t’ju besojnë.

Jeni një dëgjues i mirë

Të jesh në gjendje të dëgjosh të tjerët, të kesh njerëz që të flasin lirshëm pa u shqetësuar se kujt do t’i tregosh ose si mund ta përdorësh atë njohuri kundër tyre, janë shenja të një udhëheqjeje të fortë, për të mos përmendur të qenit njeri i këndshëm. Ju e kuptoni se ndonjëherë, të dëgjuarit është më e rëndësishme sesa të folurit dhe njerëzit e dinë që mund t’ju besojnë.

Të tjerët ndjekin shembullin tuaj

Forma më e fuqishme e udhëheqjes nuk është bindja, argumenti apo forca, por shembulli. Në kohëra të mira dhe të këqija, njerëzit nuk harrojnë se kush ishte aty për ta. Kur ai person jeni ju, të tjerët e vlerësojnë. Ju mbase nuk e keni vënë re, por shumë njerëz mund të kenë përdorur shprehje apo një kombinim të ngjashëm me tuajin.

Këmbëngulni për perfeksionin

Aristoteli thotë se ne jemi ajo që bëjmë vazhdimisht e në mënyrë të përsëritur, prandaj edhe perfeksioni nuk është një veprim, por një zakon. Kur “zakoni” juaj është të kërkoni përsosmërinë, ju po u thoni njerëzve rreth jush se ju veproni më shumë sesa flisni dhe tregoni rezultate. Nëse nuk justifikoheni dhe nuk përpiqeni të fajësoni të tjerët, me siguri jeni një lider.

Jeni optimistë

Njerëzit e lumtur dhe pozitivë, i bëjnë dhe ata përreth tyre të tillë. Një pikëpamje pozitive e gjërave, bën që ju të merrni më të mirën e çdo situate dhe të dini se në fund gjithçka do shkojë mirë. Ky është lloji i njeriut që mban njerëzit të motivuar dhe përhap optimizmin kudo.

I trajtoni të gjithë me respekt

Ju mund të keni dhe punën më të paguar në vend, por do të trajtoni njësoj si kolegun tuaj, ashtu edhe kamarierin e restorantit poshtë, apo rojen e një parkingu, këshillon Anabel.

Interesoheni për të tjerët

Shpenzoni kohë duke mbështetur, udhëhequr dhe ndarë njohuritë tuaja me njerëzit rreth jush, duke u dhënë atyre mundësinë për të arritur sukses e duke u kujdesur për mirëqenien e tyre.

Keni vetëbesim

Jeni të sigurt, të pasionuar pas asaj që bëni dhe besoni. Nuk lejoni asgjë t’ju pengojë drejt qëllimeve tuaja dhe punoni vazhdimisht drejt kauzës në të cilën besoni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori