LAJMI I FUNDIT:

Zbulim tronditës – nga kjo CRP-ja ngrihet në qiell!

Zbulim tronditës – nga kjo CRP-ja ngrihet në qiell!

Ne të gjithë e bëjmë atë dhe kjo shkakton inflamacion dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të rënda

A e dini se çfarë është një proteinë C-reaktive, apo një substancë që tregon nëse inflamacioni kronik po ndodh në trup?


Rritja e CRP-së mund të jetë gjithashtu një sinjal i sëmundjeve më të rrezikshme në trup që shpesh nuk kanë simptoma, ndaj ky zbulim është alarmues.

Autorët e studimit të publikuar në revistën “Cyberpsychology, Behavior and Sociability”, deklaruan se mostrat e gjakut nga 251 studentë treguan një rezultat shqetësues, transmeton Telegrafi.

Studentët e moshës 18 deri në 24 vjeç, të cilët përdornin tepër mediat sociale, kishin të ngritur CRP-në!

CRP-ja e ngritur mund të përdoret për të parashikuar zhvillimin e sëmundjeve të tilla si diabeti, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Studentët që raportuan se shpesh, madje edhe në mënyrë të tepruar, përdornin rrjetet sociale, gjithashtu kishin simptoma fizike në numër më të madh – këto ishin dhimbje koke, dhimbje gjoksi dhe dhimbje shpine.

“Ekziston një besim prej kohësh se mendja dhe trupi janë të lidhura dhe nëse diçka është e keqe për njërin, do të jetë e keqe për tjetrin. Mbajtja e marrëdhënieve cilësore dhe të shëndetshme ka një efekt pozitiv në shëndet, por e kundërta është gjithashtu e vërtetë. Nëse i shikojmë rrjetet sociale si një mënyrë për të arritur dhe ruajtur marrëdhëniet dhe lidhjet, do të vërejmë se kjo ka një efekt negativ”, tha Dr. David Lee nga Universiteti në Buffalo.

“Ne prisnim të përcaktonim ekzistencën e një lidhjeje midis përdorimit të rrjeteve sociale dhe shëndetit. Përdorimi i tepërt i internetit më parë ka qenë i lidhur me gjumin e dobët dhe stresin, por nuk prisnim që kjo të shihej edhe në rezultatet e analizave të gjakut”, tha ai.

Dr. Li nënvizoi se jo të gjithë studentët i kishin këto rezultate dhe se ata që përdorën rrjetet në një masë të arsyeshme ishin mirë. Por studentët që përdornin tepër mediat sociale kishin gjithashtu më shumë gjasa të shkonin te mjeku, vuri në dukje ai. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori